
Edi Rama: Në shtëpinë time “urdhëron” Zaho
Dritare.net

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se atmosfera e festave të fundivitit ndjehet kudo në shtëpinë e tij, pasi edhe po të mos donte Rama është Zaho, djali i vogël i kryeministrit Rama që e “detyron” atë.
“Zaho është mbreti i shtëpisë sime”, u shpreh kryeministri Rama.
Gjithashtu, i pyetur se sa kohë qëndron pranë djalit të tij ai është shprehur se kalon shumë më pak kohë se ai do të donte, por ka treguar dhe një detaj të bukur mes marrëdhënies së tij me Zahon e vogël.
“Sa herë që nuk është i kënaqur me mua, Zaho më thotë “ik në punën tani”, ka deklaruar ai.
Përsa i përket marrëdhënies së tij me djalin e madh, Gregorin, Rama ka deklaruar se kanë qenë shokë më tepër se baba dhe bir e ndërsa tregon se Zaho dhe Gregor shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin./ gazeta dita

















