Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Edhe këtë e paska thënë Marksi!

Edhe këtë e paska thënë Marksi!

Nga Dritan Hila

Shpesh here ne diskurset publike, personazhet shqiptare perdorin frazen:

“Historia perseritet dy herë, një here si tragjedi dhe nje here si komedi”.

Per hir te se vertetes historike eshte bashkimi i shprehjeve te dy filozofeve gjermane, Hegel dhe Marks.

Hegeli thoshte se “historia perseritet dy here”. Dhe kaq.

Në pamfletin e tij historik “18 brymeri i Napoleon Bonapartit” (behet fjale per Napoleon Bonapartin e 3-te), Marksi shkruante: “siç thotë dhe Hegeli, historia perseritet dy here, por duhet shtuar se heren e pare eshte ne formen e tragjedise dhe heren e dyte si farse”.

Pra, te dashur miq te medias, kete shprehje ose lerjani Marksit, ose lereni fare./dritare.net