Dritare- Mjekët në bankën e akuzës/ Pj.2

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinion publik në studion e #DritaremeRudinen. Mëngjesi i së premtes ka qenë fatal për një nënë 35-vjeçare dhe foshnjën e saj në muajin e 9-të, të cilat kanë humbur jetën në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë. E ndjera Aida Çajka është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në spital me komplikacione të rënda dhe është vlerësuar nga mjekët të  transferohej në spitalin “Nënë Tereza”, i cili më pas e transferoi drejt Sanatoriumit dhe ky i fundit e riktheu pas mesnatës sërish në maternitet. Mjekët kanë vendosur të ndërhyjnë, por as foshnja e as nëna e saj nuk ia kanë dalë të mbijetojnë.

Në studio në një debat të hapur me mjekët, për mjekësinë në Shqipëri me: Fjodor Kallajxhi, Shef i klinikës së patologjisë së barrës; Mentor Kikia, gazetar; Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekëve; Arjan Harxhi, Shef i dep. të sëmundjeve infektive dhe dermatologjisë; Eglantina Bardhi, Gazeta Shëndeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.