

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Motivet e largimit thuhet se janë personale dhe për shkak të angazhimeve të tij artistike.
Kerni ishte në këtë post që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ai zëvendësoi në TKOB ish-drejtorin Zhani Ciko.
Ilir Kerni ka lindur në Tiranë më 18 maj 1959. Në vitin 1977 përfundoi Akademinë e Baletit.
Menjëherë u angazhua si primo-balerin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Kerni mbante postin e drejtorit të Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që prej vitit 2013.

















