
Doni të keni trup dhe muskuj të fortë? Hani këto 8 ushqime!
Dritare.net

Dritare.net ka sjellë për ju ushqimet që duhet të hani për të pasur muskuj të formë, dhe forma trupore seksi.
- Hani ushqime me bazë soje
Soja ka vlera të mëdha ushqyese dhe proteinat janë një ndër to. Soja vjen zakonisht në formë qumështi, prandaj edhe për ju do të jetë më e lehtë ta konsumoni. Vetëm një gjysmë filxhan qumështi soje në ditë dhe do të merrni 10 gramë proteina, edhe imagjinoni pak nëse pini 2 ose tre të tillë. Ju do të jeni në formë dhe energjik, informon dritare.net
- Kuinoa
Kuino është unike, për vlerat e saj ushqyese dhe proteinat. E thënë në një formë tjetër, ajo është një proteinë e plotë. Proteina e plotë përmban të gjitha aminoacidet esenciale që i nevojitën muskujve dhe trupit për t’u forcuar.
Edhe pse ku hani mishin e pulës, vezë, qumësht etj, ju me të vërtetë merrni aminoacidet bazë, por jo të gjitha, që i ka vetëm kuinoa.
- Farat e kërpit(lloj droge ose formë kërpudhe)
Farat e kërpit janë të ngarkuar me proteina, dhe jo, ato nuk ju vrasin. Vetëm tre lugë fara kërpi do të ofrojnë 10 gram proteina dhe një sasi të shëndetshme të acideve yndyrore omega-3. Merrni dozën tuaj të përditshme duke shtuar farat e kërpi te kosi tërshëra ose në sallatë.
- Maja ushqyese
Herën tjetër që ju nevojitet për të bërë një salcë kremoze me djathë, ose kokoshkave tuaja doni t’i shtoni shijen e djathit, provoni t’i hidhni pak maja ushqyese. Tre lugë nga ky lëng vegjetarian dhe trupi juaj do të marrë 12 gram proteina. Gjithashtu sipas mjekëve kjo është një mënyrë e mirë për të marrë vitaminën B, informon dritare.net
- Kosi grek
Marrja e mjaftueshme e kalciumit është i rëndësishëm kur doni të forconi muskujt tuaj. Kalciumin mund ta merrni fare mirë edhe duke ngrënë kos grek. Sipas dritare.net, ky kos përmban dyfishin e proteinave që përmban kosi normal.
- Salmon
Ne e dimë, që shumica e ushqimeve detare, përmbajnë një burim të mirë proteinash, por salmoni është në krye të listës. Prandaj dritare.net ju sugjeron të konsumoni sa më shumë salmon, nëse doni të keni muskuj të fortë.
- Mishi i grirë i vicit
Çdo 3 copa të mishit të grirë të vicit, përmbajnë 23 gram proteina. Gjithashtu është edhe një burim i mirë i hekurit. Për shkak se ju mund të keni mungesë të hekurit do të ndiheni të lodhur, të dobët për palestër etj, dhe sigurisht muskujt tuaj nuk do të jenë në formë.
- Pluhur proteinash
Pluhuri i proteinave është një opsion i mirë për të marrë proteinat dhe për t’u ushqyer pas stërvitjes së lodhshme. Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















