
Doni punë në Gjermani? Ja sa vende janë të lira atje!
Dritare.net

Në disa degë, për shembull në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja. Ndërsa në mjaft sektorë të tjerë, kërkesa është tepër e lartë.
Alexander Kubis, nga Instituti IAB thotë se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuar. Por sërish, disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.
Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.
Sipas Kubis, një sërë ndërmarrjesh sot shpenzojnë më tepër kohë sesa në vitin 2010 për të gjetur një person të përshtatshëm për vendin e punës.
Kjo periudhë aktualisht kërkon e pakta 82 ditë, ndërsa përpara 7 vjetësh, ishte 70 ditë. Sipas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gjë shihet jo vetëm tek profesionet akademike, por edhe tek personat që përfundojnë shkollat profesionale./Top Channel/

















