Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Domatet me hormone/ Ish-ministri: Kujdes, dëmi mund të jetë i pakthyeshëm!

Domatet me hormone/ Ish-ministri: Kujdes, dëmi mund të jetë i
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me denoncimet e fundit që kanë trazuar opinionin publik, se domatet që prodhohen në vendin tonë, kanë përmbajtje të madhe hormonesh.

Panariti, rikujton rastin e dy viteve më parë, kur qumështi doli të ishte me nivel të lartë të  aflatoksinës, ndërsa thotë se ky lajm ishte i rremë por solli falimentimin e dy fabrikave.

Panariti, shton se në këtë rast duhen bërë urgjentisht analiza profesionale, para se kjo gjë të sjellë një dëm të pakthyeshëm.

Reagimi i plotë i Panaritit:

Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale!      Si u rrenua industria jonë e qumështit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”.   Para disa vitesh, një lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumështin e vendit  beri që dy fabrika të përpunimit të qumështit në vend të falimentojnë! Si rrjedhoje qumështi shqiptar u tërhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjësua, ndersa eksporti i tij u ndalua! Me mijëra fermere prodhues të qumeshtit mbeten “në tako”.  Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjëherë! Analizat e kryera më pas në laboratorët evropiane te referencës vërtetuan “mashtrimin”. Por ishte vone dhe demi u be! Miliona euro u hodhën në ere dhe bankat i futen fabrikat e qumështit në sekuestër. Sot ka procese gjyqësore që i kerkojne demshperblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farse dhe mashtrim të tille.

Të njëjtën gjë, të njëjtët aktore tentuan ta bëjnë edhe më vone me gjoja sekuestrot e qumështit pluhur, i cili është një produkt tërësisht i ligjshëm dhe i sigurt dhe pjese e teknologjisë se përpunimit në fabrikat e qumështit të gjithë botës. Për fat arritëm ta ndalim në kohe dhe ta pengonim rrënimin e dyte të programuar të qumështit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nen akuze për ndotje me hormone. Para se dëmi të jetë i pakthyeshëm si në rastin e qumështit,  kërkoj që urgjentisht të verifikohet vërtetësia nga laboratorët evropianë të referencës. Aktualisht disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojnë për hormone në perimet tona i kanë pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxirë o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjetër!/ I.M-Dritare.net