

Ja përshembull, ke blerë një apartament modest? Dhe po mendon ta mobilosh për qejfin tënd. Por, nuk di çfarë qejfi ke. Epo e di Top Line, që realizoi këtë shtëpi. Hidhi një sy e flasim në fund.
Shtëpia ndodhet në zonën e liqenit. Është projektuar nga Archiestudio.
Apartamenti ka 2 dhoma gjumi, 2 banja dhe 1 ndenjeje, ku sigurisht kuzhina është Doimo Cucine, se nuk ka tjeter moderne dhe elegante njëkohësisht.
Gjithë mobilimi është në stil modern, ku mbizotërojnë elementet e drurit të nderthurura me efektet metalike, materialet natyrale, si hekuri, lëkura dhe mermeri.
Nuk mungojnë pikturat dhe pasqyrat dekorative.
Hë si thua? Do e doje një si kjo shtëpi?/ Dritare.net

















