Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Djali i punonjësit të hekurudhës që është sot njeriu më i pasur në botë

Djali i punonjësit të hekurudhës që është sot
Themeluesi i firmës së veshjeve Zara, ka parakaluar Bill Gates duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

Amancio Ortega, shtoi pasurinë e tij këtë javë me 1.7 miliardë dollarë duke e çuar në total pasurinë në 79.5 miliardë dollarë, duke kaluar mbi Gates që ka një pasuri prej 78.5 miliardë dollarë. 80­vjeçari që kryeson listën e më të pasurve pasi bizneset e tij Zara, Massimo Dutti dhe Pull&Bear u rritën të mërkurën me 2.5%.

Djali i një punëtori hekurudhe, nga La Coruna në Spanjë, Ortega e transformoi grupin e firmave të veshjeve Indirex nga një firmë familjare në kompaninë më të madhe spanjolle.

Ai e nisi jetën e tij profesionale kur ishte vetëm 14 vjeç duke punësuar shpërndarës. Pas disa vitesh ai hapi firmën Zara, ku fillimisht nisi të prodhonte veshje të brendshme dhe rroba për fëmijë. Ortega nuk jep kurrë intervista dhe nuk fotografohet shpesh.