Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Djali autik, Edmond Tupja: E kam një brengë që më heq shijen e jetës

Djali autik, Edmond Tupja: E kam një brengë që më heq shijen
Pedagogu dhe publicisti i njohur Edmond Tupja, ka folur në lidhje me djalin e tij 32-vjeç, i cili është autik.

Tupja, në një rrëfim të dhimbshëm në “Ftesë në 5” ka thënë se brenga e tij më e madhe është se çfarë do të ndodhë me djalin e tij, kur ai me bashkëshorten të mos jenë më.

“Është një brengë e madhe për një prind , që të mendojë ditën kur ai do të mbyllë sytë, kush do të kujdeset për atë fëmijë. Ky është problemi i madh, që të heq gjumin, të heq oreksin, të heq gjithçka…të heq shijen e jetës”, tha profesori.

Profesor Tupja tregoi më tej se sa e vështirë është për të dhe bashkëshorten rritja e Gesit, i cili edhe pse 32 vjeç, mendon dhe vepron si një fëmijë 4 vjeçar. / I.M-Dritare.net