
Dashi
Yjet do iu japin mundësinë të reflektoni më shumë sot dhe të vendosni disa objektiva që doni të arrini. Në vijimësi do ndiheni edhe më të qetë. Hëna do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift dhe do ua qartësoje mendimet. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime. Mos u vononi shumë sepse më vonë gjërat mund të komplikohen. Nëse jeni beqarë dhe keni bërë një takim kohët e fundit, Marsi do i përshpejtojë pak gjërat. Në punë më në fund do merrni aprovimin për një kërkesë që keni bërë dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Financat nuk do jenë të këqija, por as në gjendjen më të mirë. Nëse iu duhet të bëni ndonjë shpenzim bëjeni, por pa boshatisur llogarinë tuaj bankare.
Demi
Do jeni spiritualë dhe do mendoni gjatë sot. Nuk do ju pëlqejë të hidhni hapa pa qenë të bindur për diçka. Ju që keni një lidhje do kërkoni ta thelloni edhe më tepër marrëdhënien dhe do doni që situata e ndërlikuar që ka mbizotëruar kohët e fundit, të rregullohet. Në fakt të gjitha këto do iu realizohen. Sipas Dritare.net, për ju beqarët dashuria do buzëqeshë. Personi që do takoni do iu sjelle qetësinë dhe ngrohtësinë aq shumë të munguar. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë dhe do ju thonë se nuk do arrini dot asgjë nga ato që iu janë kërkuar. Mos u mërzitni dhe bëni më shumë përpjekje për t'iu treguar atyre të kundërtën. Me financat do tregoheni strategë. Do bëni çmos që të ruani një ekuilibër dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Binjakët
Sot nuk do jeni aspak të sigurt dhe të qartë për hapat që do hidhni kështu që në disa momente do jeni në mëdyshje për hapat që do hidhni. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë dite shumë e ndërlikuar kjo e sotmja. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rrugë. Ju beqarët më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Në punë do e keni të pamundur t'i ndiqni rregullat dhe gjërat do ju ecin keq e më keq. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira, megjithatë me një menaxhim më të mirë mundet edhe t'ia dilni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe ambiciozë. Do dini mirë si të ecni e si të veproni dhe nuk do gaboni. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni asnjë çast. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t'iu rrahë zemra fort. Në punë do keni edhe ndonjë moment kur duhet ta shtoni ritmin, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.
Luani
Gjatë kësaj dite mund të bëni çdo gjë përveçse të merrni vendime të mëdha. Yjet nuk do i keni në krah. Ju të dashuruarit do flisni për çdo gjë me partnerin dhe do mundoheni që t'i zgjidhni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t'ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Në punë do ju mungojnë kompetencat për të provuar diçka të re dhe do keni një ditë të zakonshme. Mundet edhe të lodheni në orët e fundit. Financat do i mbroni gjatë gjithë kohës dhe në këtë sektor nuk do priten aspak turbullira.
Virgjëresha
Sot duhet patjetër të ndryshoni disa zakone të përditshme që gjërat t'iu ecin sa më mirë. Me pozitivizëm dhe buzëqeshje çdo gjë mund të kalohet. Ju që jeni në një lidhje dhe do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju beqarët do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Në punë do ju duhet herë pas here të përballeni me histerinë e shefave, por po duruat keni për të dalë të fituar. Financat do dini si t'i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.
Peshorja
Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do e kaloni më lehtë çdo pengesë që do ju dalë. Nëse keni një lidhje do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin ndarë nga partneri dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më dinamikë dhe keni për të pasur sukses të garantuar në çdo fushë që të lëvroni. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.
Akrepi
Hëna do sjellë vezullim në jetën tuaj sot. Më në fund do keni mirëqenie, begati dhe harmoni pafund. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Ju beqarët do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë duhet të jeni realistë dhe të programoni çdo gjë para se te veproni. Në këtë mënyrë do shmangni edhe të papriturat. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.
Shigjetari
Planetët nuk do ndihmojnë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë më të ftohtë. Në shumë momente nuk do dini as si të silleni. Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që do ndieni dhe nuk do jeni të plotësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të sigurt për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranoni thjesht të shoqërohen si shokë. Në punë keni për të pasur përformanca shumë më të mira nga sa e keni menduar edhe pse gjërat do i bëni dalëngadalë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie të madhe fituar nga paraardhësit tuaj.
Bricjapi
Hëna dhe Dielli do e bëjnë ditën e sotme akoma më të bukur. Do keni energji pafund dhe çdo moment do jetë më fantastik. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të lumtura dhe të begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse gjërat nuk kanë për të qene gjithmonë kështu. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë prej personave nuk do i përmbushë kërkesat tuaja aq sa për të guxuar e për të filluar një lidhje. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë problem të vogël që keni pasur dikur. Në planin financiar jo vetëm që nuk do jetë nevoja të merrni borxhe, por mund të bëni edhe disa investime të kënaqshme dhe afatgjata.
Ujori
Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t'iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime.
Peshqit
Ditë shumë e thjeshtë do jetë kjo e sotmja. Do ju duket sikur të gjithë ju duan dhe do ndiheni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ju ecë si keni dashur. Pa u munduar aspak, do arrini ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët do kaloni goxha peripeci, por në fund do arrini ta bëni për vete një person që do ua mbushë zemrën me gëzim. Në punë duhet të tregoheni më të gatshëm për të pranuar një post të ri sepse ai do ju bëjë edhe më të famshëm e më të njohur. Nëse nuk doni probleme serioze financiare, mundohuni të ulni shpenzimet dhe të ecni gjithmonë me plane në këtë sektor. /dritare.net

















