Dita e parë e shkollës ndryshe, Kumbaro: Fokus te siguria dhe orientimi i nxënësve
Dritare.net
Viti i ri shkollor 2026–2027 nis me një risi në organizimin e ditës së parë. Ministria e Arsimit parashikon që kjo ditë t’u kushtohet veçanërisht orientimit dhe informimit të nxënësve.
Ata do të njihen me rregullat e shkollës, të drejtat dhe përgjegjësitë, ndalimin e përdorimit të celularëve, kodin e veshjes dhe masat e sigurisë.
Në proces do të përfshihet i gjithë stafi i shkollës, nga mësuesit te shërbimi psiko-social dhe oficerët e sigurisë.
Nxënësit do të njihen gjithashtu me klasat, laboratorët, bibliotekat dhe mjediset sportive, si dhe me programin “Pas Shkolle”, që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin.
Sipas ministres Mirela Kumbaro, synimi është që emocionet e ditës së parë të kthehen në kujtime të bukura dhe një nisje të sigurt për një vit të ri shkollor.
Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe veprimtarive mësimore dhe programit “Pas Shkolle”, i cili gjatë këtij viti të ri shkollor pritet të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin.
Nxënësit do të njihen gjithashtu me hapësirat e institucioneve arsimore, përfshirë klasat, laboratorët, bibliotekat, mjediset sportive, hapësirat e përbashkëta, shërbimin psiko-social dhe zonat e përcaktuara për sigurinë.
Ministria e Arsimit synon që kjo qasje ta bëjë ditën e parë të shkollës më të organizuar dhe më gjithëpërfshirëse, duke u dhënë nxënësve informacionin dhe orientimin e nevojshëm për të nisur vitin e ri me më shumë siguri dhe pozitivitet.