
Di gjë ku të ha një mëngjes gjysheje në Tiranë?
Dritare.net

Qysh atëherë kërkoj me mendje një vend ku shërbehet vetëm mëngjes, thjesht mëngjes, pa pasur nevojë të kesh fjetur aty në mbrëmje, apo pa qenë restorant tipik, që pas mëngjesit përgatit dreke e darkë.
I shoh me radhë të gjitha dyqanet e rrugës, kur dal.
Dhe e gjej rreshtin e parë plot dyqane funerale.
E di që vdesin përditë njerëz, po pse pozicionohen kaq pranë rruge këto dyqane, nuk e kam kuptuar kurrë.
Ajo që do dua është që të gjeja një ditë befas një dyqan mëngjesi të mirë, në vend të tyre, ku të hyja dhe mbi tryezën me mbulesë të bardhë e vazo plot tulipanë, të ishin renditur filxhanët e çajit, qumështit, pjatat e gjalpit, kupa e reçelit dhe pjatanca e kekëve me mollë.
Pastaj të vinte nga kuzhina një grua me buzën në gaz dhe duart më miell (duart le t'i ketë edhe pa miell, por e qeshura është e panegociueshme) dhe të ma mbushë tryezën me petulla të ngrohta, shoqëruar me mjaltë e djathë.
Në fund një pjatë me fiq.
Kaq është e gjitha. Kaq dua. Po kërkoj shumë?
Mbase ime bijë do të haje vezë, mbase trahana, mbase papare, mbase petulla me mua.
Ah, sa herë e kërkoj me mendje një dyqan të tillë dhe nuk e gjej kurrë.
Një dyqan me tabelë të bardhë, ku shkruhet thjesht: Mirëmëngjes.
Emrin ia kam parë në Tel Aviv ose Jeruzalem, ndërsa aromën ia mbaj me vete, që nga fëmijëria. Është aroma e mëngjesit të gjyshes.
Di gjë ku mund të gjej një vend të tillë? Nëse nuk ka, pse nuk provon ta hapësh? Dhe më lajmëro!/R.Xh/Dritare.net

















