Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhuratë 7-8 Marsi/ Përrallat e Pitilushes, nga sot mund t'i keni të gjithë!

Dhuratë 7-8 Marsi/ Përrallat e Pitilushes, nga sot mund t'i keni
Përrallat e Pitilushes është libri më përralla që Rudina Xhunga dhe vajza e saj, Alana Hila e shkruan bashkë. Libri tregon për të përditshmen e një fëmije 4-5 vjeç, që nuk do të pijë lëngje frutash e perimesh, që nuk do të flejë në shtratin e saj, po në krevatin e mamit, që nuk heq nga dorë iPad-i, që nuk ndan rroba me kushërinjtë e shumë të tjera si këto, që bëjnë zakonisht fëmijët e vegjël.

Rudina dhe Alana tregojnë në libër si ia dolën bashkë dhe libri i ilustruar kaq bukur nga Ledia Kostandini u shit sapo doli.

Libri ishte në çdo emision televiziv dhe u fol aq shumë për të, sa nuk mbeti më kopje në librari. Çdo nënë, mami e gjyshe e donte në shtëpi.

Rudina takoi shumë fëmijë, u lexoi përrallat e Pitilushes dhe të gjithë donin t'i kishin.

Që përrallat t'i kishin të gjithë, edhe ata që nuk lexojnë, edhe ata që nuk shohin edhe çdo nënë e mësuese, sidomos jashtë vendit që i do t'i lexojë fëmijëve shqip, Rudina Xhunga  realizoi Pitilushe Podcast.

Tani përrallat janë të gjitha audio dhe mjafton të hapesh dritare.net dhe aty gjen një vend të veçantë për 10 përrallat.

E veçanta është që këto përralla i realizoi Emiljano i Institutit të të verbërve, ai donte patjetër t'i ndante me fëmijët e Institutit, sepse ai ka qenë një prej tyre, tani është njeriu më i dashur për ta. Emiljano bashkë me Xheni Hatillarin dhe shoqet e saj kanë realizuar një produksion të shkëlqyer.

Por edhe Rudina ka treguar përralla. Kur të dëgjoni podcast, do të jetë edhe zëri i saj, duke treguar përrallat më të famshme në Shqipëri, për fëmijët e pas 2013-ës.

Përrallat janë falas, mjafton të hysh në dritare.net, të kërkosh Pitilushe Podcast dhe do të gjesh një mundësi të artë të vësh fëmijën tënd në gjumë, ose ta zgjosh me përralla, duke i treguar çfarë bënte Pitilushja me lëngun magjik.

Sidomos ju që jetoni jashtë, do të merrni shumë kënaqësi nga shqipja jonë e bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=h2WIrjByReQ&feature=youtu.be

Në ditën e 7-8 Marsit, kjo ishte dhurata që Rudina dhe Alana donin t'i bënim shqipes, ta tregonin në përralla.

https://www.youtube.com/watch?v=v6uSD6dvqko&feature=youtu.be

Përralla shqip për fëmijët e vegjël të etur për vëmendje, dashuri dhe dije./dritare.net