Na ndiqni edhe në

Shëndet

Dhimbje kockash në kohë të vrenjtur? Ja si e shpjegon shkenca

Dhimbje kockash në kohë të vrenjtur? Ja si e shpjegon shkenca
Qielli është i kthjellët, por kyçet tuaja fillojnë të dhëmbin? Po afron koha me shi? E ndjejnë vërtetë kockat, apo është thjesht një përrallë e moçme? Besoni apo jo, është e vërtetë, kockat tuaja mund të parashikojnë motin, falë efekteve që ka ndryshimi i presionit barometrik në trupin tuaj.

Është e zakonshme që njerëzit të fajësojnë kohën e vrenjtur për dhimbjet e shtuara të kockave, sipas Robert Newlin Jamison, profesor në Departamentet e Psikiatrisë dhe Anesteziologjisë në Harvard Medical School dhe një studiues që ka studiuar efektet e motit në dhimbjet kronike të pacientëve. Jamison vëren se pacientët kanë frikë se tallen nga të tjerët kur pohojnë diçka të tillë. “Për çfarëdo arsye, njerëzit me dhimbje kronike janë shumë të rezervuar në lidhje me këtë, sepse mendojnë se njerëzit e tjerë nuk i besojnë dhe thjesht do tallen me ta”, thotë ai.

Por Jamison nuk mendon kështu. Në hulumtimet e mëparshme të botuar në revistën Pain, Jamison ka kërkuar për një lidhje mes motit dhe dhimbjeve kronike në katër qytete: San Diego, Nashville, Boston dhe Worcester. Nga të gjithë njerëzit që intervistoi “dy të tretat thanë se ishin mjaft të sigurt që moti do të ndikonte në dhimbjen e tyre”, thotë ai.  “Shumica e tyre kanë raportuar se i ndjejnë ndryshimet edhe para se moti të ndryshojë. Me fjalë të tjera, kanë dhimbje më të forta në ditët para shiut”.

Por si mundet moti të shkaktojë dhimbje?

Është tipike për dhimbjet e kyçeve që të dhembin para se të bien pikat e para të shiut, thotë David Borenstein, reumatolog dhe profesor klinik i mjekësisë në George Washington University Medical Center.

Një teori që shpjegon lidhjes mes ndryshimit të motit dhe dhimbjes së kyçeve ka të bëjë me ndryshimet e presionit të ajrit. Edhe pse shumë njerëz thonë se dhimbjet shtohen me kohën me shi, kërkimet kanë treguar se nuk është i ftohti, era, shiu apo bora që shtojnë dhimbjet. “Ajo që ndikon tek njerëzit është presioni barometrik”. Presioni barometrik me fjalë të thjeshta është “pesha” e atmosferës që na rrethon.

Nëse i imagjinoni indet përreth kycceve si një tullumbace, presioni i lartë barometrik që shtyp trupin nuk i lejon të zgjerohen.  Por presioni barometrik shpesh bie para se të fillojë shiu. Ky presion i ulët shtyp më pak trupin, duke bërë që indet të zgjerohen dhe indet e zgjeruara ushtrojnë presion në kycce.

Megjithatë, lidhja midis dhimbjeve dhe ndryshimeve të motit mbetet hipotetike. Sipas Jaimosn rezultatet nuk janë shumë të pastra, që do të thotë se ka njerëz që thonë se moti nuk ndikon në dhimbjet e tyre.