Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet/ Shqiptari u masakrua në sy të vajzës, dyshohet për hakmarrje

Detajet/ Shqiptari u masakrua në sy të vajzës, dyshohet për

Policia gjermane ka njoftuar se ka gjetur motorin që u përdor nga dy persona (ende të panjohur) për të qëlluar me armë zjarri një 47-vjeçar shqiptar në qytetin gjerman të Visselhövede.

Motori tip “Kavasaki” është gjetur në qytezën Bad Fallingbostel pas një restoranti “Mc.Donald”. Agresorët ishin tentuar ta fshehin motorin në shkurre.

Siç raportojnë mediat gjermane, autorët ishin veshur me të kuqe.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga policia, agresorët dyshohet se janë shqiptarë, ndërsa motivi i atentatit dyshohet se është hakmarrja, shkruan Syri.net.

46-vjeçari shqiptar që jeton në Gjermani është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore, teksa ishte me vajzën e tij

Ai është transportuar në spital dhe gjendja e tij vijon të mbetet kritike. Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit.

46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede”.