Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet e ekzekutimit në Mamurras/ Familja e viktimës ishte e ngujuar prej vitesh

Detajet e ekzekutimit në Mamurras/ Familja e viktimës ishte e ngujuar

Një atentat mafioz ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mamurras, ku është ekzekutuar para shtëpisë së tij shtetasi Indrit Pepa.

I riu është ekzekutuar me breshëri automatiku sapo ka dalë nga banesa e tij.

"BW" raporton se familja e 27-vjeçarit kushte 5 vite që ishte e ngujuar për shkak të një konflikti të hershëm të të riut me një tjetër person.

Pepa shumicën e kohës ka jetuar jashtë vendit, dhe nuk njihet mirë nga banorët e zonës.

Ngjarja ishte e paralajmëruar për shkak të konflikteve të kësaj familje, dhe policia  ka bërë të ditur se si autor është identifikuar shtetasi 49-vjeçar me inicialet A.M./ I.M-Dritare.net