
Dëshironi të jetoni një ditë në burg? Ja sa duhet të paguani
Dritare.net

Ky lloj turizmi është ideuar në shtetin e Indisë. Në fillim u lançua si ide nga drejtoria e burgjeve në Telangana. Kostoja e qëndrimit është 500 rupie ( 7 euro) dhe me këtë çmim mund të provoni ndjesinë e të qenit i burgosur.
Nuk është i qartë qëllimi i iniciativës, nësë është turizëm edukativ por thuhet që ka shumë kuriozë rreth iniciativës, por të paktë janë ata që e kanë prenotuar realisht qelinë.
Ajo që e limiton numrin e pjesmarrësve, është disiplina dhe serioziteti i eksperiencës. Vizitorët duhet të ndjekin rutinën e një dite në burg. Kjo përfshin zgjimin në 5 të mëngjesit, me pastrimin e qelisë në orën 6:30 mëngjesi në orën 7:30, dreka nga ora 10:30 deri në orën 11 dhe darka në orën 17:00. Në orën 18:00 të burgosurit mbyllen sërisht brenda në qeli, deri në mëngjesin pasardhës.
Burgu në të cilin mund të priten “turistët” është hapur në vitin 1796, dhe ka që në vitin 2012, që nuk funksionon më si burg. Pas hapjes së një burgu më modern, është transformuar në një muze që tregon jetën prapa hekurave./dritare.net

















