Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deputetja Çupi: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin nga vendi

Deputetja Çupi: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka bërë një reagim në Facebook, në lidhje me Indeksin Global të Skllavërisë Moderne të 2018-ës.

Dhurata ka treguar se në raport, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, dhe sipas Çupit, fajtori për këtë skllavërim ekonomik dhe largim të shqiptarëve nga shteti, është kryeministri Edi Rama.

Në postimin e saj Facebook, deputetja shkruan: "Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018,  i Fondacionit Walk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër  të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë

Të dhënat e këtij indeksi I referohen çështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja  dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij  ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën  përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në çdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.

Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie 

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje.  Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që është treguar e pamëshirshme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojnë, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.

Duhet te ndërgjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetëm sot si dita ndërkombëtare e luftës kunder skllavërimit modern.”/E.B-dritare.net