Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Daja i pakënaqur me lojtarët e tij: Nuk kishin përqëndrim

Daja i pakënaqur me lojtarët e tij: Nuk kishin përqëndrim
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja menjëherë pas barazimit me Flamurtarin, ka komentuar ndeshjen, duke u shprehur i pakënaqur me lojtarët, duke thënë se ata nuk kishin përqëndrimin e duhur.

Jeni i kënaqur me barazimin?

“Do thoja që barazimi ishte rezultati më i drejtë. E filluam jo mirë pjesën e parë. Në kundërshtim me lojërat që kemi bërë, duhet të ishim më të qetë në administrim. Edhe mungesat bëjnë të veten. Edhe Jashanica edhe Lilaj, apo Muzaka që nuk ishte në gjendjen më të mirë. Në pjesën e dytë e rregulluam mentalitetin, por nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë. Lojtarët e rinj që futen në formacion, duhet të mbajnë ritmin e titullarëve.

Mendon se nuk do të ketë rivalitet me gjendjen e Skënderbeut?

“Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje. Nëse vazhdojmë këtë formë, jemi në rrugën e duhur. Treguam forcë karakteri, pasi ekipi ka mentalitet fituesi. Nuk duhet t’i lëmë që gjërat të mos shkojnë mirë pjesën e parë, dhe më pas të reagojmë në të dytën. Duhet ta nisim nga fillimi.”

Shkodra ishte i nervozuar pas zëvendësimit. Do ketë penalitet, apo është në pikëpyetje?

“Nuk e kam parë, jo për të shmangur pyetjen. Nuk e kam parë reagimin e Shkodrës. Do ta shikoj me qetësi veprimin e tij. Brenda ekipit duhet të ekzistojë fryma e grupit. Do ta trajtomë më me qetësi. Mendoj se ata që kanë luajtur gjatë fazës së parë, e kanë merituar, pasi unë jam një trajner që e di se nëse penalizoj ndonjë lojtar, kjo do i kthehet gjithë ekipit. Çdo lojtar duhet të tregojë vlerat kur i jepet mundësia.”

E menduat të largonit një lojtar si Osmani, në vend të Gavazajt?

“Osmani është një lojtar para mbrojtjes, dhe e bën mjaft mirë ndryshimin e lojës nga mbrojtja në sulm. Nuk mund të shtonim lojtarë në sulm, pasi Vlora u tërhoq në mbrojtje. Edhe Gavazaj nuk ka akoma gjendjen optimale, prandaj u zëvendësua ai me Saitin. Nuk donim të prishnim ekuilibrat në lojë.”

A janë më të favorizuara skuadrat që nuk kanë lojtarë që vijnë nga avioni…

“Një lojtar që vjen nga avioni, nuk ka për të luajtur kurrë në fushë. Por nëse i referoheni Soues, kur vjen pasi ka luajtur me ekipin kombëtar, do të thotë se është stërvitur. Kjo nuk do të thotë se kemi futur në lojë lojtarë me pushime. Kjo ndoshta nuk ishte data e duhur që Skënderbeu të zhvillonte ndeshje në kampionat, pasi kishim 4 lojtarë në ekipe kombëtare.”/ I.M-Dritare.net