Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çunat e kombëtares flasin për ndeshjen me Francën

Çunat e kombëtares flasin për ndeshjen me Francën
Futbollisti i Kombëtares Amir Abrashi shfaqet optimist para sfidës ndaj Francës.

Mesfushori që aktivizohet me Fraiburgun e pranon që Franca është favorite, por shton se ata ndodhen më shumë nën presion në ndeshjen që pritet të luhet të dielën në Lilë.

2137116_w2

“Kemi treguar që nuk u trembemi skuadrave të mëdha. Normale që Franca është më e impenjuar sepse luan në shtëpi, por do të kenë edhe presion nga tifozët. Nuk duhet të pësojmë gola të shpejtë për ti dhënë skuadrës besim dhe të përmirësojmë gabimet. Mendoj se mund të dalim nga kjo sfidë me rezultat pozitiv”,­tha ai.

Ndërsa shtoi se kundërshtari i radhës është analizuar shumë mirë nga kuqezinjtë.

“Në ndeshjet e fundit miqësore kundër tyre jemi paraqitur mirë. Duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë me Zvicrën prej sfidës me francezët dhe besoj se Kombëtarja do të luajë mirë”,­u shpreh Abrashi në konferencën e pasdites për mediat, pranë hotelit në të cilin është akomoduar Kombëtarja në Francë.

Nga ana tjetër, Emir Lenjani e pranon se kjo Francë do të jetë tjetër prej asaj të grupeve,

Mesfushori i Kombëtares, Ermir Lenjani u shpreh se pret një Francë krejt tjetër nga ajo e dy ndeshjeve të grupit, por megjithatë ekipi do të tentojë të bëjë më të mirën

.31195

“Do të japim maksimumin në dy ndeshjet e fundit, sidomos në sfidën ndaj Francës. Është një Francë krejt tjetër nga ajo që kemi luajtur dy ndeshjet. Kemi edhe dy ditë për t’u përgatitur. Sigurisht që do të jetë në sfidë e vështirë”, tha Lenjani gjatë konferencës për media.