Briken Calja kampion i Mesdheut, rekord dhe medalje ari
Dritare.net

Briken Calja ka shkëlqyer në peshëngritje, duke u shpallur kampion i Mesdheut në stilin e shkëputjes në kategorinë 75 kilogramë.
Peshëngritësi shqiptar ngriti 154 kilogramë në shkëputje, duke vendosur rekord dhe duke siguruar medaljen e artë. Në stilin e shtytjes, Calja realizoi me sukses provën e dytë me 184 kilogramë, rezultat që i dha medaljen e bronztë.
Në dygarësh, Calja e mbylli garën me 338 kilogramë, vetëm dy kilogramë më pak se turku Genc Fehmi, duke siguruar një tjetër paraqitje të rëndësishme për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Me suksesin e Caljas, Shqipëria shkon në pesë medalje në këto Lojëra Mesdhetare, dy prej të cilave janë të arta. Më herët, në mundje, Islam Dudajev fitoi medaljen e artë, Zelimkhan Abakarov atë të argjendtë, ndërsa Ardit Zeneli medaljen e bronztë.
Calja shton kështu një tjetër medalje ari në koleksionin e Shqipërisë dhe konfirmon nivelin e lartë të peshëngritjes shqiptare në arenën mesdhetare./L.F-dritare.net