Na ndiqni edhe në

Bota

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Gjukanoviç bie pas 30 viteve në pushtet, Milatoviç fitues me 60% të votave

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Gjukanoviç bie pas 30 viteve në

Kandidati për kryetar i lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Milatoviq, fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, sipas rezultatet preliminare.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 97,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 40 për qind.
Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind. Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) publikoi projeksionin përfundimtar, sipas të cilit Milatoviç fitoi 58,9 për qind të votave dhe Gjukanoviq 41,1 për qind. Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e votuesve ose 375.853 persona./K.C/dritare.net