Na ndiqni edhe në

Bota

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin: Kemi pasur bisedime të mira

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin: Kemi pasur bisedime të

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani kanë zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit “bisedime shumë të mira dhe produktive” për atë që e quajti një “zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” në Lindjen e Mesme. Sipas tij, këto kontakte diplomatike do të vijojnë edhe gjatë javës.

Në një postim në Truth Social, Trump bëri të ditur se ka urdhëruar shtyrjen për pesë ditë të çdo sulmi ushtarak ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane, duke e kushtëzuar këtë vendim me ecurinë e negociatave në vazhdim. Deklarata e tij vjen pas kërcënimeve të mëparshme për të goditur objektiva energjetikë në Iran nëse Teherani nuk do të ndryshonte qëndrim për ngushticën e Hormuzit.

Njoftimi i Trump sinjalizon një përpjekje të mundshme për uljen e tensioneve, në një moment kur përplasja me Iranin kishte hyrë në një fazë të rrezikshme për rajonin dhe tregjet globale të energjisë. Më herët, Irani kishte paralajmëruar se çdo goditje amerikane ndaj infrastrukturës së tij energjetike do të sillte kundërpërgjigje të ashpër dhe mund të çonte edhe në mbylljen e plotë të ngushticës së Hormuzit.

Zhvillimi i fundit pritet të ndiqet me interes të lartë ndërkombëtar, pasi çdo hap drejt negociatave mund të ndikojë drejtpërdrejt jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në stabilitetin e furnizimeve globale me naftë dhe gaz./L.F-dritare.net