
Trump do t’i bashkohet Izraelit në sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump po konsideron mundësinë për t’u bashkuar me Izraelin në një sulm të mundshëm ndaj objekteve bërthamore të Iranit, përfshirë kompleksin në Fordow, raportojnë burime të njohura me çështjen për CBS News, partner i BBC në SHBA.
Sipas këtyre burimeve, çështja pritej të diskutohej në një takim të mbajtur sot në Situational Room në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, thuhet se nuk ka një pajtim të plotë mes këshilltarëve më të afërt të Trump për këtë veprim të mundshëm.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Iranit dhe Izraelit, si dhe pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi se ndryshimi i regjimit në Iran përmes forcës ushtarake do të sillte kaos në rajon./K.C/dritare.net

















