
Selena Gomez në lidhje me sipërmarrësin shqiptar/Si qëndron e vërteta
E Premte 1 Prill 2022, 12:12
Dritare.net
Pamjet e Selena Gomez përkrah sipërmarrësit shqiptar Zen Matoshi kanë bërë xhiron e rrjetit.
Të dy u panë duke shijuar së bashku koncertin e Dua Lipës në New York City të martën dhe kjo ndezi thashethemet se mund të ketë një lidhje mes tyre. Një lidhje e mundshme mes dyshes është bërë pikë diskutimi në rrjetet sociale. Menjëherë pas paraqitjes së tyre dhe fotove së bashku, mediat sociale u mbushën me fotot e tyre.
Megjithatë Selena ka reaguar pas thashethemeve duke publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare. Mos besoni asnjë fjalë që thonë”, ka shkruar Gomez nën video./M.K/dritare.net

















