
Rusia nuk është tigër prej letre! Putini kërcënon Evropën, ja mesazhi i fundit!
Dritare.net
Në fjalimin e tij në klubin Valdai, presidenti i Rusisë Vladimir Putin foli për rendin e ri global, duke përjashtuar mundësinë e një lufte me NATO-n, por paralajmëroi një “përgjigje bindëse” ndaj rritjes së forcave ushtarake në Evropë.
Ai hodhi poshtë akuzat e presidentit Trump se Rusia është “tigri prej letre”, duke theksuar se ushtria ruse është ndër më të aftat në botë dhe nënkuptoi se edhe NATO mund të shihet në të njëjtën mënyrë. Putin kritikoi elitën evropiane që, sipas tij, përhap panik dhe pretendon se konflikti me Rusinë është i afërt, duke e quajtur këtë “budallallëk”.
Putin pranoi se ndryshimi i qeverisë amerikane mund të kishte parandaluar konfliktin në Ukrainë dhe lavdëroi qasjen e administratës Trump si racionale dhe transparente. Ai nënvizoi se problemet globale mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit dhe se siguria duhet të shihet si e pandashme.
Duke folur për militarizimin e Evropës, Putin paralajmëroi se Rusia do të veprojë për të mbrojtur sigurinë e saj dhe do të monitorojë me kujdes veprimet e Gjermanisë për forcimin e ushtrisë. Ai theksoi se përgjigjja ruse do të jetë “mjaft bindëse”./K.C/dritare.net

















