
Reagon Zelensky pas fitores së Ukrainës në Eurovision: Fitorja me armikun nuk është larg!
E Diel 15 Maj 2022, 09:09
Dritare.net
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas fitores së përfaqësueses së Ukrainës në festivalin e këngës Eurovision. Ai shprehet se vitin tjetër do të bëjë gjithçka që festivali të mbahet në Ukrainë.
Zelensky falënderoi orkestrën Kalush për performancën që çoi fitoren në Kiev dhe të gjithë ata që votuan për Ukrainën, përmes një postimi në Telegram.
“Jam i sigurt që korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg”, deklaroi Zelensky.
Fituesi i këtij kompeticioni pret finalen e vitit të ardhshëm, por me luftimet e ashpra që vazhdojnë në Ukrainë është ende e paqartë se ku do mbahet festivali në vitin 2023./CNN/Xh.Xh/dritare.net

















