I diplomuar për inxhinieri dhe punonte si mësues. Kush është autori i sulmit në darkën e Trump
Dritare.net

Autoritetet amerikane kanë identifikuar si të dyshuar për incidentin e armatosur gjatë Darkës së Korrespondentëve në Washington, D.C., 31-vjeçarin Cole Tomas Allen nga Torrance, Kaliforni.
Sipas burimeve hetimore dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare, Allen rezulton të ketë një profil akademik dhe profesional relativisht të lartë. Ai është diplomuar në inxhinieri dhe ka punuar si mësues me kohë të pjesshme, ndërsa është përfshirë gjithashtu në fusha të teknologjisë dhe zhvillimit kompjuterik.
Hetuesit federalë po verifikojnë të gjitha të dhënat mbi të kaluarën e tij, ndërsa deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht një motiv i qartë për sulmin.
Ngjarja ndodhi gjatë një eventi ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump, i cili u evakuua menjëherë nga forcat e sigurisë. Incidenti shkaktoi panik mes të ftuarve dhe ndërhyrje të shpejtë të agjentëve federalë.
Autoritetet amerikane, përfshirë FBI, kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyrën se si i dyshuari arriti të afrohej në zonën e eventit.
Hetimet vijojnë, ndërsa priten detaje të reja në orët dhe ditët në vijim./K.C/dritare.net




