Video/ Momenti kur Trump largohet me urgjencë nga salla pas të shtënave!
Dritare.net

Pamjet e atentatit në Uashington po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, teksa shihet momenti dramatik kur presidenti Donald Trump largohet me shpejtësi nga salla nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Në pamjet filmike shihet kaosi në sallë, ndërsa truprojat ndërhyjnë menjëherë dhe e nxjerrin presidentin nga ambienti i eventit, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë që ndodheshin të pranishëm.
Sipas autoriteteve amerikane, incidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së së shtunës dhe shkaktoi panik mes të ftuarve, përfshirë edhe anëtarë të kabinetit presidencial dhe media të shumta ndërkombëtare.
Zëvendëspresidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan gjithashtu menjëherë nga vendngjarja.
Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe po hetohet nga agjencitë federale, ndërsa priten akuza të rënda për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të armës gjatë një akti dhune.
Ngjarja po hetohet nga FBI, ndërsa videoja e evakuimit të presidentit po shihet si një nga momentet më të tensionuara të mbrëmjes.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./K.C/dritare.net
View this post on Instagram