Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marta Kos nga Athina: Progres për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, Greqia mbështet zgjerimin

Marta Kos nga Athina: Progres për Shqipërinë në rrugën

Bashkimi Evropian po shton përpjekjet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, duke vendosur në fokus përparimin e vendeve kandidate si Shqipëria dhe Mali i Zi. Gjatë një vizite në Athinë, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, zhvilloi takime me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Giorgos Gerapetritis, ku në qendër të diskutimeve ishte ecuria e zgjerimit të BE-së dhe roli i Greqisë në këtë proces, veçanërisht në prag të presidencës së saj të ardhshme të Këshillit të BE-së.

“Në Athinë, me Kryeministrin Mitsotakis, diskutuam zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe rrugën më të gjerë të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu u takova këtu edhe me Giorgos Gerapetritis. Qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, dhe do të luajë një rol kyç në shtyrjen përpara të progresit gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së, në një moment të rëndësishëm vitin e ardhshëm. Diskutuam gjithashtu për hapa të mundshëm për të vazhduar ndërtimin e besimit mes Turqisë dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht Qipros.”, u shpreh Marta Kos pas takimit me kryeministrin Mitsotakis.

Mbështetjen e Athinës për procesin e zgjerimit e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.

“Qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, dhe do të luajë një rol vendimtar në nxitjen e progresit gjatë Presidencës së saj të Këshillit në një moment të rëndësishëm vitin e ardhshëm”. tha ai./K,C/dritare.net