Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë po ndodh? Irani sekuestron dy anije në Ngushticën e Hormuzit

Çfarë po ndodh? Irani sekuestron dy anije në Ngushticën e

Dy anije janë sekuestruar nga Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në Ngushticën e Hormuzit dhe janë transferuar në ujërat iraniane, sipas mediave shtetërore të Teheranit.

Ndërkohë, një anije e tretë raportohet se është goditur dhe aktualisht është “e paaftë për lundrim” pranë brigjeve të Iranit, sipas burimeve iraniane.

Incidentet ndodhën pas raportimeve se të paktën dy anije kontejnerësh u qëlluan me armë zjarri në këtë zonë strategjike të transportit detar.

Ngjarjet vijnë në një moment tensioni të lartë rajonal, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjatur armëpushimin me Iranin dhe pritet t’i japë Teheranit një afat të kufizuar për të paraqitur një propozim të unifikuar për rifillimin e bisedimeve të paqes, sipas burimeve të CNN./K.C/dritare.net