Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk më shqetëson aftësia por neglizhenca "alla shqiptarçe"

Rama: Nuk më shqetëson aftësia por neglizhenca "alla

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se sfida kryesore për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore nuk është mungesa e kohës apo kapaciteteve, por neglizhenca.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit, ai u ndal veçanërisht te sektori i qumështit, duke paralajmëruar se në gjendjen aktuale nuk mund t’u mbijetojë kërkesave të Bashkimi Europian, për shkak të mangësive në zinxhirin e prodhimit.

“Sektori i qumështit nuk do t’u mbijetonte dot standardeve, pasi duhet garantuar i gjithë zinxhiri dhe jo vetëm një hallkë. Nuk i trembem kohës apo aftësive, por vetëm neglizhencës alla shqiptarçe,” u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se kontrollet shtetërore nuk do të kenë karakter ndëshkues, por do të shërbejnë si mbështetje për bizneset në përmbushjen e standardeve europiane. Sipas tij, ato do të funksionojnë si një “mision kombëtar”, duke ofruar udhëzime konkrete dhe rikthim për verifikimin e zbatimit të tyre.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu nevojën për përmirësimin e pikave të kontrollit kufitar, të cilat i cilësoi si një nga hallkat e dobëta aktuale. Ai njoftoi një plan investimesh që përfshin akreditimin e laboratorëve, modernizimin e infrastrukturës dixhitale dhe rritjen e efikasitetit në kontrollet e produkteve ushqimore.

Sipas Ramës, synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm që garanton sigurinë ushqimore, pa u kthyer në pengesë për bizneset që kërkojnë të rrisin standardet dhe të jenë konkurruese në tregun europian./L.F-dritare.net