Donald Trump kërcënon Iranin: Do ju bombardojmë nëse s’ka marrëveshje
Dritare.net

Donald Trump deklaroi se SHBA-ja mund të ndërmarrë sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet përparim në negociatat mes dy vendeve.
Në një intervistë për CNBC, Trump u shpreh se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të dërgojë delegatë” në Pakistan për bisedime me SHBA-në, duke shtuar se është i bindur se palët do të arrijnë “një marrëveshje shumë të mirë”.
Presidenti amerikan theksoi se negociatat po zhvillohen me “njerëz jo shumë të lehtë”, por sipas tij, SHBA-ja po i menaxhon ato “me sukses”. Ai e cilësoi gjithashtu bllokadën detare amerikane si një “sukses të jashtëzakonshëm”.
I pyetur nëse do të zgjasë armëpushimin në rast se negociatat tregojnë progres, Trump u përgjigj negativisht, duke thënë: “Nuk dua ta bëj këtë”.
Ai paralajmëroi se koha për arritjen e një marrëveshjeje është e kufizuar dhe shtoi se Irani mund të vendoset në “një pozitë shumë të favorshme” nëse arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Trump shtoi: “Unë pres që të ketë bombardime, sepse kjo do të ishte një qasje më e fortë”, duke rritur tonet e ashpra ndaj Teheranit./K.C/dritare.net