Na ndiqni edhe në

Kronikë

Emrat/ Të shtëna me armë në Memaliaj, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Emrat/ Të shtëna me armë në Memaliaj, një i vdekur dhe

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Memaliaj, pas një konflikti të ndodhur në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Dario Nela.

Mësohet se disa persona janë konfliktuar fillimisht fizikisht, ndërsa më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, Goxhaj ka humbur jetën, ndërsa Nela është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt./K.C/dritare.net