Sulmi me armë në darkën e Trump-it, reagon Rama
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin me armë të raportuar gjatë një eventi presidencial në Washington, D.C., ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një sulm që godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, shkruan Rama.
Reagimi vjen pas raportimeve se të pranishmit në event, përfshirë presidentin Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, u evakuuan menjëherë pas incidentit, ndërsa autoritetet federale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net