Alarm për bombë te Toptani, evakuohen qytetarët
E Shtunë 25 Prill 2026, 21:09
Dritare.net

Një alarm për bombë është dhënë në qendrën tregtare “Toptani” duke shkaktuar panik dhe evakuim të menjëhershëm të qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë dhe strukturat e specializuara kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur kontrollet për verifikimin e situatës. Për arsye sigurie, të gjithë personat janë larguar nga qendra tregtare, ndërsa zona është rrethuar.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi natyrën e alarmit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrollet për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm./L.F-dritare.net