Të shtëna me armë gjatë darkës së shtruar nga Donald Trump! Ja çfarë ndodhi!
Dritare.net

Një incident i rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme në SHBA, gjatë një prej eventeve më të rëndësishme politike dhe mediatike të vitit.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 20:35 sipas kohës lokale, gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të forcave të sigurisë.
Sipas raportimeve fillestare, presidenti Donald Trump është evakuuar me urgjencë dhe dërguar në një vend të sigurt nga agjentët e Shërbimit Sekret. Gjatë përplasjes, një agjent i këtij shërbimi është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, por fatmirësisht ka shpëtuar falë jelekut antiplumb.
Autori i dyshuar është neutralizuar në vendngjarje nga forcat e sigurisë. Ai është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance në Kaliforni. Autoritetet federale, përfshirë FBI-në dhe policinë lokale, janë duke kryer kontrolle në një adresë të lidhur me të dyshuarin.
Mediat amerikane raportojnë se Allen pritet të përballet zyrtarisht me akuza në gjykatë ditën e hënë.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë në evente të nivelit të lartë në SHBA, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të sulmit./K.C/dritare.net