Na ndiqni edhe në

Bota

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8 fëmijë. Shpërthen interneti: Largohu nga ferma!

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Javën e kaluar, The Times e Londrës publikoi një artikull për Hannah Neeleman, influencuesja e njohur nga profili i saj në rrjetet sociale si Balerina Farm.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Neeleman, e cila i përket sektit Mormon, është një nënë e tetë fëmijëve që studioi balet në Juilliard përpara se t'i kushtonte jetën e saj familjes dhe shtëpisë, konkurseve të bukurisë dhe vitet e fundit, gatimit. Ditët e fundit ka qenë objekt i një diskutimi të gjerë.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Danieli, djali i drejtorit ekzekutiv të JetBlue, jetojnë në një fermë të mrekullueshme në Utah, nga e cila shpesh postojnë në Instagramin e Balerina Farm fotografi dhe video të çdo gjëje, nga pjekja e bukës deri te mjelja e lopëve.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Çfarë zbuloi Times për influencuesen?!

Duke iu referuar Neeleman si "mbretëresha e tradwives" (një term që u jepet grave që kanë adoptuar me kënaqësi rolet tradicionale gjinore dhe që jetojnë, gatuajnë dhe rritin fëmijët e tyre si të duan), Megan Agnew e Times prezantoi një portret shqetësues të jetës nga Neeleman. Sipas The Cut, gazetarja e kishte të vështirë të fliste me Neeleman pa u ndërprerë nga i shoqi. Neeleman iu referua gjithashtu përfundimit të karrierës së saj të baletit me fjalët, "Ti po heq dorë nga një pjesë e vetes", duke sugjeruar se nuk ishte një zgjedhje që e bëri të lumtur.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Lajmi përfshinte shumë informacione që nuk shfaqen në videot e gatimit, mjeljet e lopëve, shëtitjet në fermë. Si për shembull fakti që ajo ndonjëherë sëmuret aq shumë nga rraskapitja saqë nuk mund të ngrihet nga shtrati për një javë, ose efektet e mormonizmit në jetën e çiftit, që nuk përdor metoda kontraceptive. (Neeleman pretendon se ajo e pyet Zotin: "A është koha për të sjellë një jetë tjetër në Tokë?" dhe nuk tha "kurrë".) Ndoshta më shqetësuese, Neeleman tregon se ajo i lindi pothuajse të tetë fëmijët pa ilaçe kundër dhimbjes dhe mesa duket nuk dëshiron që burri i saj ta dijë se ajo përdori një epidural për njërin prej tyre, në një ditë kur ajo nuk ishte në sallën e lindjes.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Për shumë lexues, informon dritare.net, pika kryesore ishte se Neeleman hoqi dorë nga një karrierë për të cilën ishte e apasionuar, për një jetë të izoluar, shtypëse dhe me një bashkëshort kontrollues. Natyrisht, këto zbulime nxitën debatin rreth Neeleman dhe përmbajtjen e tradwives. Tani profili i saj është i mbushur me komentues që kritikojnë të shoqin dhe i kërkojnë balerinës të largohet. Megjithatë, ata vetë duken të pashqetësuar dhe vazhdojnë të postojnë si më parë, duke treguar stilin e tyre të jetesës.

Gazetarja zbulon jetën e vërtetë të influencueses me 8

Ndonëse sot ka ardhur edhe reagimi i parë nga zonja Neeleman e cila thotë se është shqetësuar nga artikulli dhe komentet që kanë marrë ditët e fundit. Sepse nuk janë të vërteta ato që thuhen: “Dita më e lumtur e jetës sime ishte kur u martova me Danielin, 13 vjet më parë.”, thotë Ballerina. “

Reagimi i plotë: “Pak javë më parë një gazetare na erdhi në shtëpi për të mësuar më shumë për familjen dhe biznesin tonë. Menduam se intervista shkoi mirë. Por ndryshuam mendje kur pamë artikujt e printuar. U shokuam ne, u shokua bota, sepse familja dhe martesa ime ishin në qendër të sulmeve. Ato që u thanë nuk janë të vërteta. Dita më e lumtur e jetës sime ishte kur u martova me Danielin, 13 vjet më parë. Unë dhe burri im kemi ngritur një biznes nga hiçi, kemi sjellë në jetë 8 fëmijë, dhe kemi prioritizuar martesën tonë në çdo mënyrë. Ne jemi bashkëprindër, bashkëpronarë, bashkëkuzhinierë. Ne jemi një. Dhe unë e dua Danielin më shumë sot sesa 13 vjet më parë. Kemi shumë ëndrra që duam t’i bëjmë realitet. Jemi shumë të entuziazmuar për çeljen e fermës së re dhe mezi presim të shohim se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ne. Për tani unë po bëj atë që dua më shumë. Të jem nënë, grua, biznesmene, fermere, grua e dashuruar.”, thotë zonja Neeleman në videon e shpërndarë në rrjetet sociale./K.C/dritare.net