Na ndiqni edhe në

Bota

Deklarata e fortë e presidentit kolumbian: Droga nuk shkakton më shumë dëme se alkooli! Duhet legalizuar!

Deklarata e fortë e presidentit kolumbian: Droga nuk shkakton më

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka rihapur debatin për legalizimin e kokainës, duke theksuar se kjo drogë nuk shkakton më shumë dëme se alkooli. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Petro shpjegoi se kokaina nuk legalizohet për shkak se prodhohet në Amerikën Latine, dhe e krahasoi atë me alkoolin. Ai gjithashtu theksoi se lufta kundër drogës ka dështuar dhe propozoi një rritje të kultivimit të bimës së kokainës, që prek mbi 110 mijë familje fermere.

Politika e tij ka sjellë një rritje prej 10% të prodhimit të kokainës, me 25,300 kilometra katrorë të kultivuar vetëm në vitin 2023, një shtim prej 230 kilometra krahasuar me vitin 2022. Petro shprehu mendimin se lufta globale kundër kokainës nuk udhëhiqet nga mafiozët, por nga Shtetet e Bashkuara, me të cilat Kolumbia është përfshirë në një debat mbi tarifat dhe luftën tregtare, e cila është intensifikuar pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë./E.P-dritare.net