Arrestimi i ish-princit Andrew. Reagon mbreti Charles!
Dritare.net

Mbreti Charles III ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të vëllait të tij më të vogël, Princit Andrew, duke shprehur shqetësim të thellë dhe duke theksuar se procesi ligjor duhet të zhvillohet pa ndërhyrje.
Në deklaratën e tij të plotë, mbreti u shpreh:
“Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqpërdorim të detyrës publike. Tani do të ndiqet procesi i plotë, i drejtë dhe i rregullt për hetimin e kësaj çështjeje nga autoritetet përkatëse. Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë.
Dua ta them qartë: ligji duhet të ndjekë rrjedhën e vet. Ndërsa procesi vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të komentoj më tej. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin ndaj jush.”
Deklarata konsiderohet një përpjekje për të ruajtur neutralitetin institucional të familjes mbretërore, ndërsa hetimet ndaj Princit Andrew pritet të vazhdojnë në javët në vijim./K.C/dritare.net

