Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit!
Dritare.net

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e publikuar, Ambasada thekson se Ramazani është një periudhë e rëndësishme e ripërtëritjes shpirtërore, reflektimit dhe vlerësimit të bekimeve të shumta të Zotit.
“Sot u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan qëndron si një periudhë e shenjtë e ripërtëritjes shpirtërore, reflektimit dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit”, thuhet në mesazh.
Ambasada amerikane nënvizon rëndësinë e këtij muaji për komunitetin mysliman, duke theksuar vlerat e solidaritetit, përkushtimit dhe bashkimit që shoqërojnë Ramazanin.
Në fund të mesazhit, urohet që kjo periudhë të sjellë paqe, shpresë dhe mirësi për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre./dritare.net
