Rama i kërkon ndihmë Trump-it për gjyqin ndaj krerëve të UÇK: Zoti president, të bëjmë diçka!
Dritare.net

Gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama vendosi në qendër të vëmendjes gjyqin ndaj UÇK, duke përkujtuar betejën e Kosovës kundër spastrimit etnik dhe sakrificën e udhëheqësve të saj.
"Jo vetëm duke vendosur paratë, por edhe duke sjellë arkitektët tanë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese. Shqipëria është nder në këtë zinxhir. Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë. Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord.", tha Rama./K.C/dritare.net