Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Ik dhe hapi rrugën një gare tjetër!

Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Ik dhe hapi

Ervin Salianji po vijon turin e tij të foltoreve, duke u drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të lodhur dhe të zhgënjyer nga mënyra se si Sali Berisha po i përdor ata si mburojë për interesat e tij personale dhe të familjes. Gjatë fjalimit të tij, ish-deputeti u bëri thirrje drejtuesve të partisë të mbajnë përgjegjësi për humbjet e njëpasnjëshme elektorale dhe të hapin rrugë për një brez të ri drejtuesish, duke theksuar se PD mund të kthehet në pushtet vetëm përmes bashkimit të opozitës dhe qytetarëve rreth një vizioni të qartë dhe të përbashkët.

"Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë dhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia. Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të thella. Ka humbësa që bëhen deputetë. Kemi edhe raste suksesi, edhe fitore, në zonat e majta, siç ishte rasti i Krujë, Fushë Krujës dhe duhen marrë si modele. Kryetari i partisë, nëse nuk arrin që partia të jetë fituese, nuk e bën fituese, dorëhiqet, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër. Këta nuk duan ta lejojnë as garën",- tha Salianji./K.C/dritare.net