Kreu i KMSH-së uron Muajin e Ramazanit!
E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për një muaj të shenjtë Ramazani plot paqe, mëshirë dhe begati. Agjërimi nis nesër për besimtarët myslimanë shqiptarë dhe do të zgjasë 30 ditë.
“Lus Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar t’ju sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë”, u shpreh kreu i KMSH, Bujar Spahiu./K.C/dritare.net