Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ralf Gjoni: Bravo i qoftë Edi Ramës që foli për UÇK-në në Bordin e Paqes!

Ralf Gjoni: Bravo i qoftë Edi Ramës që foli për

I ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut, Ralf Gjoni komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, ku ai ngriti si çështje edhe situatën e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Megjithëse njihet për qëndrimet kritike ndaj qeverisë, Gjoni e përshkroi fjalimin e Ramës si “shumë të fortë” dhe një “akt patriotik”. Duke përdorur shprehjen “t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit”, ai vlerësoi maksimalisht qëndrimin e kryeministrit.

Sipas Gjonit, duhet përdorur e gjithë fuqia diplomatike e Tiranës për këtë çështje, duke theksuar se Shqipëria është “epiqendra e albanosferës” dhe ka rol kyç në përfaqësimin e interesave kombëtare.

Ai theksoi se ky qëndrim i Ramës duket se ka tejkaluar ndasitë politike të brendshme, duke e vendosur çështjen kombëtare në qendër të vëmendjes diplomatike./dritare.net