Do mbahet mend! Bimo komenton fjalimin e Ramës në Bordin e Paqes!
Dritare.net

Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ambasadori Roland Bimo komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, gjatë të cilit i kërkoi ndihmë presidentit Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ambasadori vuri në dukje se terreni ishte ideal për të prezantuar mesazhe për krerët e UÇK-së dhe se Rama, si “mjeshtër i marrëdhënieve me publikun”, arriti të krijonte një shfaqje të kompletuar dhe të efektshme.
“Nuk mund të them se ishte krejt e papritur që Rama do fliste për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por për rrethanat në të cilat ndodhi, ishte krejt e pritshme.
Ishte një terren krejt i përshtatshëm për zotin Rama që të fliste për UÇK-në. Po ashtu kemi të bëjmë me një mjeshtër të marrëdhënieve me publikun.
“Zoti president le të bëjmë diçka përpara se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish.” Kjo fraze ishte nga fjalori i Donald Trump-it. Ishte një fjali e zgjedhur. e gjithë shfaqja ishte e përsosur dhe ne e Koovës na pëlqeu shumë. Do mbahet mend për ca kohë. Por se çfarë rezultati do të prodhojë do mbetet për të parë.”, tha ambasadori Roland Bimo në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV./K.C/dritare.net
