Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Bordin e Paqes: Vlerësojmë rolin deçiziv të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama në Bordin e Paqes: Vlerësojmë rolin deçiziv të

Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC, ku theksoi rëndësinë e rolit të Shqipëria si një nga vendet themeluese të kësaj nisme ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se është një nder për Shqipërinë të jetë pjesë e këtij formati, duke komentuar edhe debatet që janë ngritur në Evropë lidhur me rolin e Bordit të Paqes. Ai tha se nuk e sheh këtë strukturë si një përpjekje për të zëvendësuar OKB, por si një mekanizëm shtesë për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

"Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zvëvendësuar OKB, nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB. Zoti e bekoftë bordin e paqes. Ne vlerësojmë rolin e deçziv të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj me Trump në këtë përpjekje. Ftoj të gjitha vendet për të kontribuar me disandërtyresë për fëmijët e Palestinës, dhe ndihmojnë fëmijët e Gazës që janë viktimat më të pafajshme të luftërave në Gaza",- tha Rama./K.C/dritare.net