
Blushi-Fevziu me receta pushteti dhe Renato Mekolli me receta gatimi, më të shiturit e Panairit
Dritare.net

Organizatorët e edicionit të 19-të të këtij aktiviteti kanë publikuar titujt e librave më të shitur. Falë publicitetit të dy autorëve, librat e sapodalë të të dyve, rezultuan si dy më të shiturat.
Romani “Kryeministri” i Ben Blushit është i pari, me 4 mijë kopje dhe pasohet nga “Pushteti” i Fevziut, 3400 kopje. Të dy libra të botuar nga “Mapo Edition”.
Nuk mungon mes librave më të shitur, edhe libri i djalit më të dashur të shkrimeve, të gazetave dhe revistave. Bëhet fjalë për “Sekretet e shijes” të Renato Mekollit, një botim i “Dudaj”.
Në listën e 15 autoreve me te shitur, eshte edhe Elena Ferrante, e cila zgjoi kuriozitet te lexuesi, për shkak edhe të historisë së autores, e cila prej 20 vitesh shkruan nën një pseudonim dhe vetëm tani u zbulua nga një gazetar, cila është realisht ajo.
Fituesi i Çmimit të Madh të Panairit të Librit ishte një vëllim poetik: “Kafsha apo fantazma” i Agron Tufës, por ai nuk rezulton te librat e shitur, sikundër asnjë libër tjetër me poezi.
Ajo që bie në sy në këtë Panair, që u ndoq me shumë pak interes nga media, është fakti se autorët më të shitur janë shqiptarë dhe kjo përgënjeshtron disa nga botuesit që thonë se publiku preferon të huajt.
Një tjetër fakt interesant, është numri i vogël i kopjeve që shiten. Nëse fituesi i vendit të parë ka shitur vetëm 4 mijë kopje, në Panair, kjo është një ditë e zezë për librin në Shqipëri./dritare.net
Lista e librave më të shitur:
1) “Kryeministri” B.Blushi (4.000 kopje)
2) “Pushteti” B.Fevziu (3.400 kopje)
3) “Rruga e se keqes” R.Galbraith (2.200 kopje)
4) “Mikesha gjeniale” E.Ferrante (1.950 kopje)
5) “Sekretet e Shijes” R.Mekolli (1.600 kopje)
6) “Familja thuajse e përsosur” J.Shemilt (1.100 kopje)
7) “Gjemia e mbytur” F.Kongoli (1.011 kopje)
8) “Esat Pasha” I.Ikonomi (860 kopje)
9) “Si te udhëtosh me salmon” U.Eco (700 kopje)
10) “Vajza ne tren” P.Hawkins (600 kopje)
11) “Konkubina ruse” K.Furnivall (500 kopje)
12) Ishulli nen det” I.Allende (500 kopje)
13) “Kopshti veror” P.Simons (500 kopje)
14) “Kur qau Niçja” I.Yalom (430 kopje)
15) “Ëndrra e doktorit” B.Mustafaj (421 kopje)

















