Na ndiqni edhe në

Blog

Cila është sëmundja ekonomike, që shkakton dhimbje tek konsumatorët dhe bizneset!

Cila është sëmundja ekonomike, që shkakton dhimbje tek

Nga Enio Jaco* President i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Çfarë është Stagflacioni? Dhe si ndikon tek ju?

Stagflacioni kombinon fjalët: stanjacion (rritje e ngadaltë ekonomike) dhe inflacion (rritje e çmimeve). Kjo është një sëmundje ekonomike, që shkakton dhimbje tek konsumatorët dhe bizneset.

Pse është e rëndësishme? Njerëzit ndihen mirë kur ekonomia lulëzon dhe çmimet janë të ulëta. Por nëse ndodh e kundërta - gjërat shtrenjtohen, dhe ata nuk konsumjnë dot sa më parë - kjo krijon një efekt zinxhir të rrezikshëm.

A jemi akoma në Stagflacion? Jo saktësisht, por ka disa shenja të forta që po e afronë. Ekonomia globale po përjeton një nivel të lartë të rritjes së çmimeve – të udhëhequr nga nafta dhe gruri. E kombinuar me zinxhirët e ndërprerë të furnizimit nga pandemia dhe lufta në Ukrainë, situata e çmimeve po përkeqësohet me tej. Kjo po tkurr rritjen ekonomike. Banka Botërore uli rritjen e saj globale vitin e ardhshëm nga 4.1% në 2.9%.

A mund të shmanget? Stagflacioni është i komplikuar të luftohet. Sepse inflacioni dhe rritja ekonomike janë dy interesa konkurruese. Për të ulur inflacionin, bankat qendrore zakonisht rrisin normat e interesit. Por kjo e bën huamarrjen më të shtrenjtë – duke ulur kërkesën e konsumatorëve. Kjo i ben pas punëdhënësit të ulin kostot dhe fuqinë punëtore, duke rritur papunësinë.

Si mund të rregullohet, nëse ndodh? Stagflacioni ka ndodhur një herë më parë – në vitet 1970 shkaktuar nga kriza e naftës – kështu që ekziston një libër i dobishëm. Mençuria konvencionale për zgjidhjen e stagflacionit është rritja e normave të interesit dhe sakrifikimi i rritjes ekonomike. Dhe kjo duke marrë përsiper uljen ekonomisë, por mundësisht jo recesionin.

A mund të preket Shqipëria apo Ballkani Perëndimor? Po, njesoj si pjesa tjetër e botës. Por Shqipëria ka më shumë gjasa të ndjekë gjendjen e ekonomisë globale, në vend që të k nrijojë krizat e saj. FMN ka ulur rritjen e PBB-së për Shqipërinë në 2.3% vitin e ardhshëm, një nga më të ulëtat në rajon dhe në vitet e fundit. E kombinuar me rritjen e çmimeve, gjasat janë të shkaktojë dhimbje për konsumatorët dhe bizneset – por me shpresë te jetë afat-shkurtër.

Marrë nga fb i autorit/ dritare.net